×
  • Sport
  • Sport

    Neuer nën hetime për shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 21:39

    Federata Gjermane e Futbollit (DFB) mund të gjobitet për shkak të shirit të kapitenit Manuel Neuer që ishte shumëngjyrësh si ylberi.


    Goal dhe SPOX transmetojnë lajmin e RTL dhe NTV se UEFA ka nisur një hetim ndaj DFB-së lidhur me shiritin e portierit gjerman.

    Neuer e ka mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit për ta mbështetur komunitetin LGBT+ gjatë “Muajit të nderit”, mirëpo UEFA e konsideron si qëndrim politik.

    Gardiani i Die Mannschaft e ka mbajtur shiritin shumëngjyrësh gjatë ndeshjeve të ‘Euro 2020’ kundër Francës dhe Portugalisë. Po ashtu, e ka bartur edhe në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë.

    UEFA e konsideron një simbol politik dhe i ka ndaluar veprimet e tilla nga lojtarët dhe skuadrat.

    Hetimi i trupës evropiane të futbollit ndaj Federatës Gjermane vjen menjëherë pas kritikave që ka marrë UEFA lidhur me mungesën e mbështetjes ndaj komunitetit LGBT+.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!