Marco Verratti dhe Neymar janë parë në Masters në Monte-Carlo, ku kanë parë fitoren e Fabio Fognini kundër Arthur Rinderknech dhe u takuan me Novak Djokovic, përcjell Reporteri.net.
Italiani është një mik i ngushtë i Neymar, i cili e ka lavdëruar vazhdimisht ish-lojtarin e Pescaras këtë sezon.
Sky Sport Italia ka treguar yjet e PSG-së duke marrë pak kohë së bashku sot, ndërsa shikonin një Fognini që mundi francezin Rinderknech në ndeshjen e tij debutuese në turneun në Monte-Carlo Masters, një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit në botë.
Yjet e PSG-së u takuan edhe me Novak Djokovic i cili tregoi aftësitë e tij në futboll pas ndeshjes.
Verratti dhe Neymar luajtën në fitoren 6-1 të PSG ndaj Clermont të shtunën, me Neymar që shënoi një hat-trick.
Vlen të përmendet se Djokovic njihet si një sportist i rrallë i cili ka refuzuar të vaksinohet kundër Covid-19./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.