×
  • Sport
  • Sport

    Neymar do ta shkruajë historinë nëse shënon sonte kundër Bayernit në finalen e Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 20:36

    Sonte do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve ku PSG do të përballet me Bayern Munich në Lisbonë të Portugalisë


    Nesë Neymar do të shënojë gol sonte, atëherë ai do të bëhet vetëm futbollisti i tretë që shënon në finale të Ligës së Kampionëve me skuadra të ndryshme, shkruan Reporteri.net

    Neymar kishte shënuar në finalen kundër Juventusit sa ishte pjesë e Barcelonës.

    Mario Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët që kanë shënuar gola në finale të Ligës së Kampionëve me skuadra të ndryshme.

    Mandzukic ka shënuar me Bayern Munichun dhe Juventusin, derisa Ronaldo me Real Madridin dhe Manchester Unitedin. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!