“Neymar, ndonjëherë bëhet fëminor. Është shumë I ndjeshëm për atë që ndodh rreth tij dhe ndaj kritikave.”
Fjalë të Dani Alvesit, ish-mbrojtësit të Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së, shok skuadre me O’Ney te “Seleçao”.
Në një intervistë televizive, mbrojtësi brazilian ka “zbërthyer” kontradiktat në karakterin e Neymarit. Nga njëra anë i tërheq veshin, nga ana tjetër i del në mbrojtje si një vëlla i madh.
“Përpiqem gjithmonë ta këshilloj Neymarin. I them se ka përgjegjësi të mëdha përballë të rinjve dhe ndaj atyre që ndjekin botën e futbollit. Ai e di se çfarë mendoj për të. Ai ka përgjegjësi në këtë kuptim dhe duhet të mbajë një qëndrim të caktuar. Je një fëmijë apo jo? Jo, je një burrë”.
Alves shpjegon më tej se Neymar ka fituar gjithçka dhe për këtë duhet të respektohet.
“Shpesh sillet si kalama, por njerëzit duhet ta respektojnë. Edhe kur është me përfaqësuesen, njerëzit nuk e respektojnë, por duhet ta bëjnë. Neymar ka përvojë të mjaftueshme për të thënë atë që do, ka fituar gjithçka, ndërsa ata që flasin, jo.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.