×
  • Sport
  • Sport

    “Neymar ka fituar gjithçka, por shpesh sillet si kalama”

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 12:05

    “Neymar, ndonjëherë bëhet fëminor. Është shumë I ndjeshëm për atë që ndodh rreth tij dhe ndaj kritikave.”


    Fjalë të Dani Alvesit, ish-mbrojtësit të Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së, shok skuadre me O’Ney te “Seleçao”.

    Në një intervistë televizive, mbrojtësi brazilian ka “zbërthyer” kontradiktat në karakterin e Neymarit. Nga njëra anë i tërheq veshin, nga ana tjetër i del në mbrojtje si një vëlla i madh.

    Image result for neymar dani alves“Përpiqem gjithmonë ta këshilloj Neymarin. I them se ka përgjegjësi të mëdha përballë të rinjve dhe ndaj atyre që ndjekin botën e futbollit. Ai e di se çfarë mendoj për të. Ai ka përgjegjësi në këtë kuptim dhe duhet të mbajë një qëndrim të caktuar. Je një fëmijë apo jo? Jo, je një burrë”.

    Alves shpjegon më tej se Neymar ka fituar gjithçka dhe për këtë duhet të respektohet.

    “Shpesh sillet si kalama, por njerëzit duhet ta respektojnë. Edhe kur është me përfaqësuesen, njerëzit nuk e respektojnë, por duhet ta bëjnë. Neymar ka përvojë të mjaftueshme për të thënë atë që do, ka fituar gjithçka, ndërsa ata që flasin, jo.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!