Shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka vënë përballë Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin.
Tifozët do të kenë përpara një super sfidë, ku do të takohen dy ndër më të mirët e futbollit.
Lionel Messi dhe Neymar do të jenë përballë njëri-tjetrit në garën më të madhe për futboll, derisa në të kaluarën ishin bashkëlojtarë te Barcelona.
Braziliani ka përdorur rrjetet sociale për të përshëndetur mikun e tij, duke i thënë se ata do të shihen së shpejti.
“Shihemi së shpejti miku im”, ka shkruar Neymar në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Barcelona dhe PSG ishin takuar edhe vite më parë, derisa Blaugranasit kishin bërë rikthimin e çmendur në Camp Nou, atëherë kur Neymari ishte pjesë e skuadrës katalunase.
Nos vemos em breve meu amigo ❤️?? pic.twitter.com/VIwjyacBlx
— Neymar Jr (@neymarjr) December 14, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.