×
  • Sport
  • Sport

    Neymar: Pajtohem me Ronaldon, liga saudite më e mirë se Ligue 1

    Reporteri
    07 Janar 2025 | 19:00

    Fantazisti brazilian, Neymar Jr ka dhënë një deklaratë të fuqishme, duke thënë se pajtohet me komentet e Cristiano Ronaldos rreth Ligue 1.

    Neymar Jr luan tek Al-Hilal për momentin në Saudi Pro League.

    Para pak ditësh në “Globe Soccer Aëards”, superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thënë se liga saudite është më e mirë se Ligue 1, pasi aty nuk ka konkurrencë dhe se vetëm PSG-ja është e fortë.

    Të njëjtin mendim e ndanë edhe braziliani Neymar Jr, i cili më herët kishte luajtur për Parisin.

    “Pajtohem me Ronaldon, Tani për tani, mendoj se Saudi Pro League është më e mirë se Ligue 1. Niveli i ligës saudite po rritet dhe lojtarët janë më të mirë. Por edhe Ligue 1 ka të veçantat e saj, pasi e njoh mirë si ligë”, ka thënë Neymar për “CNN”.

    Neymar ka luajtur për PSG-në që nga viti 2017 deri më 2023, kur u transferua tek Al-Hilal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!