×
  • Sport
  • Sport

    Neymar reagon në postimin e Messit për largimin e Suarezit nga Barcelona: E pabesueshme si i bëjnë gjërat

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 13:55

    Largimi i Luis Suarezit e ka bërë nervoz Leo Messin, por nuk ka mundur të qëndrojë pa reaguar edhe Neymar


    Sulmuesi uruguaian është larguar nga Barcelona dhe tani karrierën do ta vazhdojë te Atletcio Madridi, shkruan Reporteri.net

    Messi sot me anë të një shkrimi në Instagram ka shfryer mllefin ndaj Barcelonës, për mënyrën se si e largoi klubi Suarezin.

    Ky është postimi i Messit:

     

    View this post on Instagram

     

    Ya me venía haciendo la idea pero hoy entré al vestuario y me cayó la ficha de verdad. Que difícil va a ser no seguir compartiendo el día a día con vos, tanto en las canchas como afuera. Los vamos a extrañar muchísimo. Fueron muchos años, muchos mates, comidas, cenas… Muchas cosas que nunca se van a olvidar, todos los días juntos. Va a ser raro verte con otra camiseta y mucho más enfrentarte. Te merecías que te despidan como lo que sos: uno de los jugadores más importantes de la historia del club, consiguiendo cosas importantes tanto en lo grupal como individualmente. Y no que te echen como lo hicieron. Pero la verdad que a esta altura ya no me sorprende nada. Te deseo todo lo mejor en este nuevo desafío. Te quiero mucho, los quiero mucho. Hasta pronto, amigo.

    A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

    “Nuk e ke merituar që të të largojnë në këtë mënyrë se si të kanë larguar, por nuk befasohem më aspak me atë që po bëjnë.

    “Nuk mund ta besoja ende, por sot kur hyra në dhomat e zhveshjes, e kuptova të vërtetën. Sa e vështirë do të jetë që të mos i ndaj ditët me ty, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Do të na mungosh shumë. Ishin shumë vite, shumë shokë, dreka, darka… shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, çdo ditë së bashku.

    “Do të jetë e çuditshme të të shoh me tjetër fanellë, edhe më shumë të përballem me ty. Ti e ke merituar të përshëndetesh ashtu siç jeni; një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, duke arritur gjëra të rëndësishme si në kolektiv ashtu edhe individualisht. Dhe jo për të dëbuar siç bënë ata. Por, e vërteta është se në këtë pikë asgjë nuk më habit më”.

    “Të dëshiroj më të mirat në aventurën tënde të re. Të dua shumë, ju dua shumë, shihemi së shpejti shoku im”.

    Ndërkaq, Neymar i ka komentuar në këtë postim Messit duke thënë se është e pabesueshme se si bën gjëra të tilla klubi i Barcelonës.

    “E pabesueshme si i bëjnë gjërat” i ka shkruar Neymar argjentinasit në postimin e bërë në Instagram. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!