×
  • Sport
  • Sport

    Neymari tenton ta bind Messin të transferohet te PSG-ja

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 17:23

    E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të mbetet në dyshim. Ylli argjentinas në verë do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Barcelonën.


    Messi nuk ka vendosur ende rreth të ardhmes së tij por të hënën mediumi “France Football”, ka raportuar se Messi mund të transferohet te Paris Saint-Germaini.

    E përditshmja franceze thotë se në vendimin e Messit, ka ndikuar edhe shoku i tij Neymari, që luan te francezët.

    Thuhet se Neymari, ka pasur kontakte të vazhdueshme me Messin, për të bindur të transferohet në Francë.

    Për yllin argjentinas interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Manchester City.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!