×
  • Sport
  • Sport

    Nga Danimarka dhe Turqia urojnë Agim Ademin

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 16:15

    Në Kuvendin Zgjedhor të 6 prillit Agim Ademi është rizgjedhur si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    Menjëherë pas rizgjedhjes së tij si kryetar i FFK-së kanë filluar urime nga federata të shteteve të ndryshme.

    E, të tilla kanë arritur telegramet e urimit nga presidenti i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Møller, i cili po ashtu u rizgjodh në krye të futbollit danez për mandatin e dytë në muajin e kaluar dhe nga ai i Federatës së Futbollit të Turqisë, Servet Yardimci, i cili mori detyrën pas dorëheqjes së para pak ditëve të Nihat Ozdemirit.

    “I nderuar president Ademi, të uroj rizgjedhjen tuaj në krye të FFK-së dhe mezi pres të vazhdojmë punën dhe bashkëpunimin tonë të përbashkët. Shihemi së shpejti”, ka shkruar i pari i futbollit danez.

    Ndërkaq, në mesazhin e urimit nga kreu i Federatës së Futbollit të Turqisë, ndër të tjera thuhet: “Është kënaqësi të dëgjojmë për rizgjedhjen tuaj në krye të FFK-së. Në emër të Federatës së Futbollit të Turqisë, dëshirojmë t’ju shprehim urimet tona më të sinqerta dhe më të përzemërta dhe njëherësh t’ju urojmë suksese gjatë mandatit tuaj të ri”.

    Vlen të përmendet se Agim Ademi ishte kandidati i vetëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!