×
  • Sport
  • Sport

    Nga Donnarumma te Alaba, Ramos e Messi, një formacion me shumë yje që do të jenë futbollist të lirë në qershor

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 23:58

    Afati kalimtar veror pritet të jetë shumë i nxehtë, pasi disa nga yjet më të mëdha të futbollit evropian do të jenë të lirë.


    Shumë nga lojtarët më me emër në top pesë ligat evropiane do të mbesin të lirë dhe kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha.

    Padyshim që emri më i madh që do të jetë i lirë në verën e vitit 2021, është ai i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messit.

    Ylli argjentinas është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.

    Manchester City shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me të, por në garë janë edhe gjigantë tjerë evropian si Inter, PSG, Chelsea e Bayern Munich.

    Por përveç Messit i lirë në verë do të jetë edhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos që ende nuk ka rinovuar me Los Blancos.

    Nga mediat e ndryshme evropiane është krijuar një top formacion me lojtarët që do të jenë të lirë në verë.

    Gianluiggi Donnarumma i Milanit është në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Nacho (Real Madrid), Eric Garcia (Man City), Sergio Ramos (Real Madrid) apo David Alaba (Bayern Munich).

    Mesfusha është plot klas me Luka Modric (Real Madrid), Georginio Wijnaldum (Liverpool) e Angel Di Maria (PSG).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!