×
  • Sport
  • Sport

    Nga Drenica te Liria e Prizrenit dhe tani në Zvicër – Islamaj gati për të lënë gjurmë edhe në futbollin helvet

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 14:44

    Besart Islamaj karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë në Zvicër, te skuadra Thalwil.


    Mesfushori kosovar që në edicionin e fundit luajti për Lirinë e Prizrenit, derisa paraprakisht kishte luajtuar në Superligë te Drenica, tani karrierën do ta vazhdojë në futbollin helvetik, shkruan GazetaSheshi.com

    28 vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës Thalwil, e cila bënë pjesë në kategorinë e tretë në Zvicër, me synime për t’u ngjitur sa më lartë.

    Për Islamajn kjo nuk është aventura e parë jashtë Kosovës pasi në të kaluarën ai ka qenë pjesë edhe e futbollit rumun dhe atij shqiptar.

    Gjithashtu ai në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-17 dhe U-19 të Kosovës. /GazetaSheshi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!