×
  • Sport
  • Sport

    Nga futbolli amator në kapiten të Kombëtares shqiptare, historia interesante e Ledian Memushajt

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 16:27

    Në vitin 1997 u largua nga Vlora drejt Italisë për një jetë më të mirë, por edhe aty nuk ishte fushë me lule.


    Për të lënë mënjanë problemet familjare, punësimin, gjendjen ekonomike, flasim vetëm për aspektin sportiv. Një tjetër “torturë” për shkak të mungesës së dokumenteve. Memushaj nuk ndiqte dot ëndrrën e tij dhe duhet të priste shumë gjate për të luajtur në nivele të larta.

    “Nisa të luaj në moshën 10-vjeçare, por as nuk e mendoja kurrë që do t’ia arrija të bëhesha futbollist. Luaja me miqtë, por me regjistruan menjëherë në një shkollë futbolli. Shkova me vëllanë dhe babanë për te bere një provë në një province te Cremonës. Nuk kisha as këpuce futbolli, por atlete të tjera sportive. Sapo nisa të luaj, as 2 minuta, me pranuan direkt”, tregon Memushaj!

    Ishte një fillim i bukur, por jo aq sa e mendonte në fillim djaloshi nga Vlora me ëndrra te mëdha. Nisi të luante në futbollin amator, për shume vite. “E quaj veten me fat, por edhe të pafat. I kam bërë të gjitha nivelet, amator, profesionist dhe superprofesionist. I kam parë të gjitha me sytë e mi”.

    Image result for ledian memushaj albania

    “Edhe kur isha 18 vjeç nuk isha i sigurt nëse do të kisha të ardhme në futboll. Nuk mund të federohesha në një skuadër profesioniste sepse duhet të merrja pasaportën italiane. Ishte diçka e rrallë. Ligje që nuk i kuptova kurrë. Duhet të më blinte një ekip i Serisë A, por ishte e vështirë për mua. Duhet te luaja deri ne moshën 25 vjeç ne nivele te ulëta. Trajneri i Paganeses më telefonon dhe firmos për ta, por nuk qëndroj shume sepse nuk u federova dot. Bëja vetëm stërvitje… Ne momentin kur shkëputa marrëdhënien me ata, 2 dite më vonë mora pasaportën. Pas 12 vitesh qëndrim në Itali…”

    U rrit duke pare nga afër Ronaldo Fenomenin dhe kjo e ka bere tifoz me Interin. “Jam rritur me mitin e Ronaldos. Skuadra për te çilen bej tifo është Interi. Isha shume i emocionuar kur luajta ndaj tyre në Serine A. E doja një fanellë të skuadrës së zemrës”…

    Image result for ledian memushaj young

    Por rrugëtimi drejt Serisë A nuk ishte aspak i lehtë. Isha te Carpi dhe bëmë një kampionat te mirë dhe do të ngjitesha në Serina A. Por u dëmtova dhe humba sezonin duke u larguar nga ajo skuadër. Me telefonoi Pescara, por kishin dyshime për gjendjen time. Rrezikoja te mos firmosja, por 2 ditë nga fundi i merkatos më telefonuan. Bëra testet fizike dhe i kalova”. Gjate kësaj kohe ai u grumbullua nga Kombëtarja shqiptare, kur trajner ishte i ndjeri Josip Kuze. “As nuk e imagjinoja që të luaja me Shqipërinë. Më dukej shumë e vështirë. Ishte si një ëndërr”!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!