Federata e Futbollit të Kosovës ka dal me një njoftim para sfidës së ardhme të kombëtares kundër Anglisë më 10 shtator.
FFK bën të ditur se biletat për këtë ndeshje dalin në shitje më 17 qershor.
Sipas njoftimit biletat mund të blihen në linkun e vënë në dispozicion nga Federata Angleze e Futbollit.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Angli – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, që do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, do të dalin në shitje më 17 qershor. Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit për tifozët e Kosovës.”
Linkun për biletat e gjeni KËTU:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.