Një ngjarje e rëndë ndodhi disa minuta pas fillimit të ndeshjes Espanyol-Barcelona, duke shkaktuar kaos jashtë stadiumit dhe brenda tij.
Një grua, duke drejtuar makinën, pa dashje ka përplasur një vajzë në zonën e stadiumit, pranë grupit të tifozëve që po shkonin të ndiqnin derbin katalanas.
Reagimi i acaruar i tifozëve ka sjellë panik te gruaja në timon dhe ajo në mënyrë të pandërgjegjshme i ka dhënë gaz makinës, duke humbur kontrollin e automjetit, shkruan A2.
Makina ka marrë përpara turmën e tifozëve, duke plagosur lehtë 13 prej tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.