Juventusi është në kërkim të një trajneri të ri, pasi të premten njoftoi se Max Allegri nuk do të vazhdojë më prej sezonit të ardhshëm.
Mes spekulimeve të shumta për postin e menaxherit të Juves, janë lidhur emra të mëdhenjë nga bota e futbollit të cilët mund ta zëvendësojnë italianin, shkruan Reporteri.net
Duke filluar nga Zinedine Zidane, Pep Guardiola apo Antonio Conte e deri tek trajneri akutal i Chelseat, Maurizio Sarri, Juve ka zgjeruar listën e alternativave për postin e trajnerit të ardhshëm.
Por, Football Italia ka ngushtuar sot listën e trajnerëve dhe ka ulur numrin e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Allegrin duke e ngushtuar listën në vetëm tre persona.
Simone Inzaghi, Sinisa Mihajlovic dhe Maurizio Sarri, janë tre emrat që mund ta zëvendësojnë italianin.
Opsioni më i mundshëm nga të tretë është trajneri akutal i Chelseas Maurizo Sarri, i cili pritet të shkarkohet pas përfundimit të këtij sezoni.
Simone Inzaghi ka kontratë me Lazion, por nuk mund të përjashtohet mundësia e ndryshimit të ambientit nga trajneri lacian.
Opsioni i Sinisa Mihajlovic përjashtohet nga mundësitë për arsye të mungesës së përvojës dhe se tifozët nuk e duan./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.