Nico Williams ia ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar Barcelonës në afatin kalimtar të verës, raportoi gazetari i njohur spanjoll, Gerard Romero.
Sipas tij, talenti i Athletic Bilbaos i ka thënë gojarisht drejtuesve të klubit katalanas se dëshiron të veshë fanellën blaugrana sezonin e ardhshëm.
Kjo përputhet edhe me deklaratën e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili gjatë ditës u shpreh: “Po punojmë për të sjellë një lojtar emocionues që kushton rreth 60 milionë euro dhe që kohët e fundit ka shprehur dëshirën për të ardhur te ne”.
Klauzola e lirimit të Nico Williams raportohet të jetë mes 58 dhe 60 milionë eurove – një shifër e arritshme për Barcelonën nëse zgjedh ta bëjë lëvizjen përfundimtare.
Me ardhjen e portierit Joan Garcia, dhe një afrimi potencial të Williams, Barça do të duket si një skuadër më e fortë për sezonin e ardhshëm, duke shtuar shpejtësi, kreativitet dhe cilësi në repartin ofensiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.