Enis Bardhi është duke kaluar në një formë të mrekullueshme në La Liga
Bardhi mbrëmë shënoi dy gola për Levanten në fitoren 3-2 ndaj Celta Vigos, me mesfushorin shqiptar që gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, shkruan Reporteri.net
25 vjeçari ka shënuar në total 7 gola këtë edicion në La Liga, me pjesën më të madhe të cilave kanë ardhur pas rikthimit të futbollit shkaku i pandemisë COVID-19.
➡️ 100 partidos oficiales con el #LevanteUD ✅
➡️ Doblete ✅
➡️ Victoria ✅
➡️ Man Of The Match ✅Vaya día @enisbardhi10 ??
By @betway pic.twitter.com/XN2WZuNLHl— Levante UD ? (@LevanteUD) July 16, 2020
Bardhi është nip Kosove dhe më herët kishte deklaruar se dëshiron t’i mposhtë dajtë në ndeshjen që do të luhet në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.
“Do të jetë ndeshje emocionale, pasi unë nënën e kam nga Kosova, jam nip Kosove, por në fushë do të tentojë t’i mposhtë dajtë,” kishte thënë Bardhi kohë më parë.
Ndryshe, ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova pritet të zhvillohet në tetor të këtij viti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.