Boksieri Ardian Krasniqi është kampion i Gjermanisë (BDB), pasi që mposhti gjermanin Deniz Altz, të shtunën në Magdeburg të Gjermanisë.
Ardianit, nipit të legjendës Luan Krasniqit, nuk i është dashur shumë kohë për të mposhtur gjermanin, i cili qysh në rundin e parë u dorëzua në duel me Krasniqin, shkruan LIG Sport
Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani e goditi në bark kundërshtarin i cili nuk i përballoi dhimbjeve dhe u detyrua të dorëzohet, pasi edhe gjyqtari numroi deri në dhjetë.
Kujtojmë që ky meç ishte për brezin Kampion të Gjermanisë – BDB.
27-vjeçari nga Juniku, bën një tjetër hap të madh në karrierën e tij të boksit profesionist.
Vjen nga familja Krasniqi! Nipi i Luanit shpallet kampion i Gjermanisë, Ardiani mposht kundërshtarin me një goditje 🇦🇱🥊 pic.twitter.com/I7njgyBwtJ
— LIG Sport (@lig_sport) September 23, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.