×
  • Sport
  • Sport

    Spanjë-Kosovë, nis ndeshja – intonohet himni i shtetit tonë

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 20:50

    Ka nisur loja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës në Sevilla të Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Ajo çfarë u vërejt ishte intonimi i himnit të Kosovës në truallin e Spanjës, një nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.


    Kosova e luan sonte ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror. Në ” Estadio La Cartuja de Sevilla” Spanja e pret Kosovën në takimin e parë mes tyre.

    Kosova dhe Spanja bëjnë pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin 2022.

    Bernard Challandes do të startojë me Ujkanin në portë.

    Në qendër të mbrojtjes do të jenë Aliti, Dresevic dhe Vojvoda, kurse në krahë Kololli e Hadërgjonaj.

    Në mesfushë do të jenë Kryeziu e Halimi, kuese Celina, Muriqi e Rashica do të jenë sulmues. Një ndryshim që vërehet është lënia jashtë e Arbër Zenelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!