×
  • Sport
  • Sport

    Nis ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, në ”Air Albania” shpaloset flamuri gjigant kuqezi

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 21:06

    Shqipëria luan sonte ndeshjen e fundit të grupit, të vlefshme për “Euro 2024”.

    Kombëtarja përballet me Ishujt Faroe, me synimin për të marrë një fitore dhe për të ruajtur vendin e parë në grup. Ndërkohë, në ndeshjen e kaluar me Moldavinë, Shqipëria siguroi kualifikimin për Kampionatin Europian të Futbollit.

    Shqipëri-Ishujt Faroe 0-0

    19′ Asllani provon topin e gjatë për Dakun, sulmuesi provon deri në fund, por ishte në pozicion jashtë loje

    1′ Starton ndeshja në Air Albania, Shqipëria luan e kualifikuar ndaj Ishujve Faroe, por pretendon të sigurojë edhe vendin e parë në Grupin E

    Trajneri Sylvinho ndërkohë ka hapur letrat sa i takon formacionit teksa ka pesë ndryshime nga 11-tëshja e fundit që luajti ndaj Moldavisë. Kështu, Strakosha merr vendin në portë ndërsa në mbrojtje Balliu aktivizohet në vend të Hysajt. Në mesfushë pushon Ramadani dhe aktivizohet Bare ndërsa në sulm rikthehet Uzuni dhe Daku në vend të Seferit dhe Cikalleshit.

    Formacioni:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!