Debutimi i Real Madrid në këtë edicion të Champions League nuk ka qenë aspak i mirë.
Humbja 3-2 e pësuar në shtëpi kundër Shakhtar-it tri ditë pas humbjes tjetër të pësuar në shtëpi kundër Cadiz në La Liga, i ka hapur rrugën procesit të parë të këtij
sezoni për formacionin e Zinedine Zidane.
Një ballafaqim që është nisur nga vetë Florentino Perez. Siç ka bërë të ditur Marca,
në fakt, numri një i Los Blancos ka zbritur në dhomat e zhveshjes mbrëmjen e së mërkurës.
Një gjë normale në shtëpinë e Real-it, por që ka befasuar për kohëzgjatjen: vetëm 3 minuta. Një parantezë e shkurtër nga numri një i madrilenëve, i cili i ka folur skuadrës para se t’ia linte fjalën trajnerit.
Real-in e pret në fundjavë Clasico kundër Barcelona-s dhe ndeshja e dytë në Champions League të mërkurën e ardhshme kundër Borussia Monchengladbach, që ka barazuar 2-2 në San Siro kundër Inter-it.
Koha e fjalëve duket se ka mbaruar për Merengues, që duhet të kthehen menjëherë
te torja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.