×
  • Sport
  • Sport

    Nis shitja e biletave për ballafaqimin Ballkani-Dinamo Zagrebit në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    25 Shtator 2023 | 17:34

    Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e dytë të Ballkanit në Ligën e Konferencës, ndaj Dinamo Zagrebit.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet më 5 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Klubi nga Theranda njoftoi sot se biletat mund t’i blini vetëm përmes platformës online. Çmimet e biletave janë nga 3 deri në 50 euro.

    Njoftimi i plotë:

    “VINI RE!!!

    Super ndeshja evropiane po afron!
    Biletat për takimin ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, tashmë janë në shitje.

    Ato mund t’i siguroni VETËM përmes platformës online, në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Mos harroni, nuk do të ketë shitje në forma fizike, por vetëm online.

    Për ndeshjen e dytë të grupit C në UEFA Conference League, çmimet e biletave janë këto:
    Për tribinat Veri dhe Jug 3 euro, atë të Lindjes 5 euro, në Perëndim 10 euro. Ndërkaq çmimi për VIP bileten është 50 euro (ku përfshihet edhe katering).

    Përballja e dy kampionëve, nga Kosova e Kroacia, zhvillohet më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 18:45.

    Mos harroni, një person mund të blejë deri në katër bileta. Pasi ta siguroni atë, patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4 dhe me kualitet të lartë.

    Eja dhe mbështete rrugëtimin evropian të Ballkanit, mbështete kampionin e Republikës

    Na priftë e mbara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!