×
  • Sport
  • Sport

    Nis takimi Prishtina – Drita

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 13:48

    Ka nisur derbi mes Prishtinës dhe Dritës, i cili është i fundit i pjesës së parë të sezonit 2020/21 në Superligë.


    Bardhekaltrit janë nikoqirë të kampiones në fuqi në stadiumin Fadil Vokrri dhe do të kërkojnë ta fusin veten në garë për titull me tri pikë eventuale.

    Drita është në vendin e parë me 40 pikë – dy më shumë sesa Ballkani që pësoi tjetër disfatë tronditëse 4:0 kundër Gjilanit – dhe pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sotme, do ta mbyllë pjesën e parë të sezonit si lidere.

    Të dy skuadrat janë në formë të mirë, pasi janë të pamposhtura në pesë ndeshjet e fundit, duke arritur t’i fitojnë katër prej tyre secila.

    Skuadra e Zekirija Ramadanit është e vetëdijshme se një fitore do ta fuste seriozisht në garë për titull para pushimit dimëror, sepse do t’i afrohej lideres në vetëm gjashtë pikë, ndërsa Ballkanit në vetëm katër pikë.

    Por Drita, që vjen nga një barazim befasues 1:1 me Arbërinë në mesjavë, do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitores dhe ta rrisë epërsinë në krye të ligës ndaj rivalëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!