Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë bërë krenarë një popull të tërë, me triumfet e tyre në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ato rrëmbyen medaljet e arta në xhudo, në kategoritë përkatëse, duke bërë që Kosova të renditet në mesin e më të mirave në këto Lojëra Olimpike.
Por, emri i tyre ka nisur tashmë të keqpërdoret, gjithnjë sipas Komitetit Olimpik të Kosovës.
KOK-u ka njoftuar se së fundmi, në emër të tyre, janë hapur shumë faqe në rrjetet sociale, dhe sipas tyre, asnjëra nuk është zyrtare dhe ato janë të shqetësuara për një dukuri të tillë.
Njoftimi i KOK-ut:
Kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale.
Komiteti Olimpik i Kosovës ju njofton se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram.
KOK njëkohësisht ua bënë me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.