×
  • Sport
  • Sport / Video

    Nisje dramatike, Ukraina na shënon dy gola në 10 minuta në Air Albania

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 21:14

    Pritshmëritë ishin të mëdha, por Ukraina na godet me dy gola në 10 minuta në Air Albanian e mbushur plotë. Ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve për Shqipërinë ka nisur shumë keq pasi miqtë realizuan dy gola të shpejtë.

    Zinchenko e gjeti golin e parë që në minutën e pestë, ndërsa kombëtarja kuqezi ende nuk e kishte marrë veten, Yaremchuk realizoi edhe golin e dytë. Ukrainasit përfitojnë nga një përgjumje e Mario Mitajt, ndërsa sulmuesi e dërgoi topin në rrjetë me lehtësi.

    Megjithatë janë vetëm minutat e para të këtij takimi dhe Shqipëria ka mundësinë të reagojë, duke pasur mbështetjen edhe të tifozëve të shumtë në stadium.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!