Kahwi Leonard ishte figura kryesore e ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Toronto Raptors dhe Philadelphia 76ers.
Raptors mundën Philadelphian në ndeshjen e 7-të për të kaluar në finale ku do të ndeshen me Milwaukee Bucks, shkruan Reporteri.net
Se ndeshja e mbrëmshme ishte një ndër ndeshjet më të mira këtë sezon e dëshmon edhe fakti se vetëm 4 sekonda para përfundimit, rezultati ishte i barabartë.
Leonard mori përgjegjësinë e aksionit të fundit kur kishin mbetur vetëm edhe 4 sekonda kohë e rregullt.
Ai arriti që të shënoj në momentin e fundit, por u desh të pritet disa sekonda deri sa topi ‘vendosi’ të përfundonte në kosh.
Ky ishte padyshim njëra ndër shënimet më interesante të sezonit, shënim ky që çoi në këmbë të gjithë shikuesit, por në të njejtën kohë theu zemrat e basketbollistëve të Philadelpihas dhe tifozëve të tyre.
Kujtojmë që në finalen tjetër ndeshen kampionët aktual Golden State Warriors dhe Portland Trail Blazers./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.