×
  • Sport
  • Sport

    Një futbollist me origjinë shqiptare sot do të luajë për Malin e Zi, dikur ai kërkohej me ngulm nga Kosova

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 15:18

    Sead Haksabanoviq sot pritet të luajë për Malin e Zi në ndeshjen kundër kundër Kosovës


    Sead Haksabanoviq, futbollisti i West Hamit, por që është i huazuar te Norrkoping në të kaluarën ka pasur ftesë nga Kosova, por ai kishte refuzuar ‘Dardanët’, shkruan Reporteri.net

    Rezultate imazhesh për sead haksabanovic montenegro

    Albert Bunjaki tregon se është takuar me babain e futbollistit, pasi familja e tij janë me origjinë nga Mitrovica.

    “Kam biseduar disa herë me babain e Haksabanoviqit, kam qenë shumë i interesuar që ta marrë te Kosova, por ai nuk pranoi me ardhë. Unë isha i interesuar ta ftoj atë në momentin që Kosova u pranua në UEFA,” ka thënë Bunjaki për Reporterin.

    Përveç Kosovës, për 20 vjeçarin ka qenë e interesuar edhe Suedia, por ai zgjodhi që të përfaqësonte Malin e Zi.

    Ndryshe, Haksabanoviq ishte startues për Malin e Zi në ndeshjen ndaj Bullgarisë që u luajt ditë më parë, ndërsa edhe sot pritet të jetë titullar kundër Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!