Liverpooli mbrëmë edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Premier Ligës për edicionin 2019/20
‘Të Kuqtë’ kur kanë mbetur edhe 7 xhiro deri në fund janë 23 pikë para Manchester Cityt në tabelë, hskruan Reporteri.net
Ky është titulli i 19-të në histori të klubit.
Por, cilët lojtarë do të marrin medalje të Premier Ligës në fund?
Sipas rregullit që është vendosur në vitin 2013 një futbollist duhet të ketë të paktën 5 ndeshje të zhvilluara për ta marrë në fund medaljen e Premier Ligës.
Xherdan Shaqiri ka pasur minutazhë të pakët këtë edicion shkaku edhe i lëndimeve, por megjithatë ylli me prejardhje nga Zhegra ka luajtur 6 ndeshje dhe i takon medalja e Premier Ligës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.