×
  • Sport
  • Sport

    Një përballje e mundshme e Messit me Ronaldon mund të ndodhë këtë edicion të Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 13:32

    Sot u hodh shorti për pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve


    Do të jemi dëshmitarë të ndeshejve shumë të mëdha dhe ekziston edhe mundësia që t’i shohim përballë njëri-tjetrit edhe Messin e Ronaldon, shkruan Reporteri.net

    Por, për të ndodhur kjo gjë së pari në 1/16 Juventusi duhet të eliminojë Lyonin dhe Barcelona skuadrën italiane, Napolin.

    Më pas Juventusi në çerekfinale do të duhet ta mposhtë fituesin e ndeshjes Manchester City – Real Madrid. Ndërsa Barcelona në çerekfinale do të duhet ta eliminojë fituesin e ndeshjes Bayern Munich – Chelsea.

    Nëse Juventusi dhe Barcelona do të kalojnë me sukses këto pengesa atëherë do të takoheshin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të mund të shihnim një përballje ndërmjet Messit dhe Ronaldos, në vendin e lindjes së këtij të fundit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!