×
  • Sport
  • Sport

    Një portier i aftë, Andrea Hoxha gati të dhurojë spektakël me Ballkanin

    Reporteri
    04 Gusht 2023 | 17:35

    Portieri shqiptar, Andrea Hoxha po kalon momente fantastike me ekipin e Ballkanit në garat e UEFA-s, ku kjo e fundit siguroi edhe kualifikimin në raundin tjetër të Conference League.

    Hoxha është një portier klasi që ngjason me lojën e Andrea Onana, që së fundmi u transferua edhe në Premier League te Manchester United.

    23-vjeçari si pak portier në botë, di të luajë shumë mirë me këmbë dhe kjo e karakterizon atë më së shumti, dhe sigurisht në futbollin modern, kjo po kërkohet më së shumti nga trajnerët e futbollit.

    Në të kaluarën, Andrea Hoxha ka stërvitur edhe me yjet e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja (Chelsea) dhe Marash Kumbulla (AS Roma).Ishte pjesë e klubit gjerman, Phonix Lubeck, por u bë i njohur nga rrjetet sociale – duke publikuar video të intervenimeve fantastike që ka bërë gjatë ndeshjeve të futbollit.

    Ai pati oferta nga shumë skuadra tjerë në Europë, por vendosi të luaj dhe ta provojë Superligën e Kosovës dhe mezi po e pret fillimin e kampionatit gjatë muajit gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!