×
  • Sport
  • Sport

    Një sheik vizitoi stadiumin e Skënderbeut, ia vjedhin telefonin

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 20:42

    Dita e djeshme duket të mos ketë qenë edhe aq e këndshme për një sheik, që ka vizituar Korçën, respektivisht klubin e Skenderbeut.


    Kjo pasi atij iu është vjedhur telefoni celular, përcjell GazetaBlic.

    Të paktën kështu kanë raportuar mediat lokale, respektivisht “Korça Report”. Sheiku thuhet të ketë qenë bashkë me një tjetër biznesmen, ndërsa afër daljes e kishte vërejtur që telefonin nuk e kishte.

    Dyshohet se i njëjti është marrë nga fëmijët, por edhe më tutje nuk është qartësuar nëse është marrë me dashje, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.Ditëve të ardhshme pritet të ketë njoftime të reja rreth këtij rasti, jo edhe aq të mirë për “PR-në” e shtetit shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!