×
  • Sport
  • Sport

    Një tjetër shqiptar pritet t’i bashkohet Xherdan Shaqirit te Liverpooli

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 15:23

    Liverpool ka shfaqur interesim për Shkodran Mustafin


    Jurgen Klopp po vuan në fazën e mbrojtjes dhe Mustafi pritet të jetë goditja e kësaj merkato, shkruan Reporteri.net

    Mbrojtësi shqiptar ka edhe 6 muaj kontratë me Arsenalin, por është në bisedime për t’u larguar nga Emirates.

    Klopp e ka konfirmuar se Liverpooli do të tentojë transferimin e një mbrojtësi në këto ditët e fundit të afatit kalimtar, por që shuma të jetë e përballueshme për klubin.

    Një nga opsionet që është përmendur së fundi në media është edhe Shkodran Mustafi, i cili do të mund të transferohet në Anfield për një shumë të vogël ose madje edhe falas. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!