×
  • Sport
  • Sport

    Një tjetër tragjedi ajrore godet futbollin: Presidenti dhe 4 futbollistë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 16:39

    Futbolli brazilian ka pësuar një goditje të rëndë sot


    Presidenti dhe katër futbollistë të Palmas, skuadër që bën gara në divisionin e katërt në Brazil kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror, shkruan Reporteri.net

    Ata po udhëtonin aeroplan pasi kishin për të luajtur një ndeshje futbolli në qytetin Goiania.

    Aeroplani u rrëzua dhe humbën jetën presidenti i klubit, katër futbollistët si dhe piloti.

    Akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, derisa kjo është një tjetër tragjedi për Brazilin, pasi vite më parë shumë futbollistë të Chapecoenses vdiqën pas një aksidenti ajror. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!