Arno Rossini, një trajner jo shumë i njohur ka gjetur kohë për të kontestuar trofetë që Xherdan Shaqiri i ka fituar gjatë karrierës së tij
Rossini, 63 vjeçar nga Zvicra ka qenë trajner në skuadra aspak të njohura si US Giubiasko, Bellinzona, Losone Sportiva, Locarno e këso klube që vëshitrë të gjesh diçka për historine e tyre, shkruan Reporteri.net
Rossni megjithatë në një intervistë të tij ka kritikuar sezonin e tanishëm të Shaqirit duke e quajtur si ‘mizeri’, pavarësisht se ylli me prejardhje kosovare ka qenë i lënduar.
“Sezoni aktual i tij? Mizeri. Duke pasur parasysh gjithçka, kjo më shtyn të besoj që ai s’e jep gjithnjë më të mirën nga vetja. Nëse jo si titullar, ai mund ta kishte fituar një rol të një rezervisti të rëndësishëm, si opsioni i parë nga stoli. Por, në vend të kësaj, s’ka asgjë”, ka thënë Rossini.
“Vetëm thërrime për një situatë zhgënjyese. Natyrisht, Xherdan po e mbush kabinetin e tij të trofeve dhe po i rritet llogaria në bankë në mënyrë dramatike. Në dhjetë vjet, edhe pse ka luajtur për skuadra të mëdha, s’e di sa njerëz do ta mbajnë mend”.
“Xherdani nuk është kampion. Ai është një lojtar i mirë që ka pasur fatin të jetë ushtar në ekipe fituese. Liverpooli do ta shiste menjëherë po të kishte mundësi. Nuk është e thjeshtë. Paga e lartë, lëndimet e shpeshta dhe fakti që ai s’ka treguar asgjë nga vetja bëjnë që të ketë pak të interesuar për të”.
“Mendoj se Reds do të detyrohen ta mbajnë atë në skuadër për tre vjet. Ndoshta mund ta dërgojnë si huazim në ndonjë klub që do të pranojë ta paguajë një pjesë të pagës së tij. Mirëpo, të transferohet diku tjetër në mënyrë permanente… kjo më duket e vështirë”.
Lieber @Blickch und @AndreasBoeni Derweil euch langweilig ist im Büro, Hier ein bild für die nächste Titelseite ? pic.twitter.com/JobD4VbGJ6
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) June 26, 2020
“Ai do t’i festojë sukseset e skuadrave të tij. Por, ai duhet të skuqet dhe të pendohet që e ka jetuar të gjithë karrierën pa qenë protagonist. Ndoshta ai do të kthehet në Basel, ndoshta do t’u afrohet bankave zvicerane, ku i ka siguruar asetet e veta”./Reporteri.net/