Ish-ylli i Leeds United , Raphinha nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme në Barcelonë që prej largimit nga “Elland Road “në vitin 2022 dhe atij mund t’i ofrohet një rrugë kthimi në Ligën Premier vitin e ardhshëm.
Shumëçka ka ndryshuar në “Elland Road” që kur Raphinha u largua nga Leedsi në sezonin 2021/2022 pas një sezoni fantastik, duke fituar një lëvizje të merituar te Barcelona në verën e ardhshme.
Klubi anglezi përfitoi 55 milionë euro nga marrëveshja por braziliani nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë e blaugranasve.
Kanë kaluar gati 16 muaj që kur Raphinha u transferua në “Camp Nou”, teksa ai numëron rreth 12 gola dhe 15 asistime në 61 paraqitje, si dhe ka fituar La Ligan dhe Superkupën e Spanjës.
Sezoni i tij i parë ishte i suksesshëm dhe u panë shenja të mira nga braziliani, por që atëherë, ai ka vetëm dy gola këtë sezon dhe tre asistime, teksa Barcelona e gjen veten katër pikë larg liderit Girona.
Barcelona tashmë po synon një rrugëdalje dhe duket se shitja e tij është opsioni më i mirë i mundshëm për ta, duke marrë parasysh edhe krizën financiare me të cilën janë duke u përballur.
Në rast largimi, Raphinhas nuk do t’i mungonin ofertat pasi që edhe më herët klube si Chelsea dhe Newcastle kishin shprehur interesim konkret për shërbimet e tij.
Katalanasit shpresojnë që do ta shesin 26-vjeçarin për të njëjtën shumë që paguan për ta transferuar atë nga Liga Premier./Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.