Lionel Messi është bërë më sigurim personal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Yllit argjentinas i është siguruar një pjesëtar i sigurimit në klubin e tij Inter Miami, i cili e ndjek këmba-këmbës.
Për ta pasur më të sigurt yllin e tij të ri, klubi amerikan vendosi që shtatë herë fituesi i Topit të Artë të ketë përcjellës, që e ndjek atë kudo që shkon, për t’i ofruar siguri në momente të sikletshme dhe të papritshme eventuale.
Tifozët e kanë zbuluar sigurimin, i cili është shfaqur kudo që Messi del në publik.
Sigurimi e ruan Messin edhe gjatë lojës, nëse ndonjë tifoz eventualisht zbret në fushë dhe i afrohet atij, por edhe në rrugën prej autobusit drejt dhomave të zhveshjes në stadium dhe anasjelltas.
Ai e ka për detyrë t’i ndalë tifozët që ta prekin legjendën argjentinase.
Natyrisht, me lejen e kampionit botëror, sigurimi lëshon pe, nëse ndonjë tifoz kërkon nënshkrim apo fotografi me shtatë herë fituesin e Topit të Artë. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.