×
  • Sport
  • Sport

    Nokaut për shtatë sekonda, Estrada me njërën prej fitoreve më impresive në histori të boksit

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 18:04

    Boksierja amerikane, Seniesa Estrada ka shënuar fitore impresive të premten mbrëma.


    Fitorja e saj ndaj Miranda Adkins po vlerësohet historike për boksin e femrave.

    Ajo nuk humbi kohë në meçin e të premtes. Shtoi në listë një tjetër fitore me nokaut.

    Në meçin e zhvilluar në Kaliforni, Estrada shënoi fitore me nokaut për vetëm shtatë sekonda luftë. “Lidhi” disa goditje të fuqishme menjëherë pas gongut dhe Adkins shpejtë u rrëzua.

    Kjo po vlerësohet të jetë fitorja më e shpejtë në boksin e femrave.

    Adkins nuk ia ka dalë të jap asnjë goditje. Madje as t’i ngritë duart mirë.

    Estrada është kampione e përkohshme në kategorinë mizë në versionin WBA. Adkins ka zëvendësuar një boksiere në meçin e së premtes. Përfundimisht ka shpresuar se do të kalojë më mirë.

    Estrada 28-vjeçare ka fituar të gjitha 19 meçet në karrierë. Tetë prej fitoreve i ka me nokaut.

    Adkins 42-vjeçare ka humbur pas pesë fitoreve rresht.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!