×
  • Sport
  • Sport / Xhudo

    Nora Gjakova e artë në “Grand Slam Baku 2023”

    Reporteri
    22 Shtator 2023 | 17:03

    Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023”.

    Xhudistja kosovare e mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani për të triumfuar në kategorinë deri në 57 kilogramë.

    Paraprakisht, Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në xhiron e dytë ajo e mposhti me Ippon, pasi e mbajti për 20 sekonda, garuesen nga Polonia, Arleta Podolak.

    Në xhiron e tretë mposhti me thyerje të dorës për Ippon, garuesen gjermane, Seija Ballhaus.

    Nora në çerekfinale mposhti me Ippon edhe francezen, Priscilla Gneto.

    Garuesja nga Peja në gjysmëfinale e mposhti me Ippon, e zuri në mbajtje për 20 sekonda, garuesen turke, Hasret Bozkurt.

    Paraprakisht, medalje të argjendtë fitoi garuesja tjetër kosovare, Distria Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!