Vajza e artë e Kosovës, xhudistja Nora Gjakova ka tejkaluar plotësisht sfidën e lëndimit.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka njoftuar se Nora Gjakova pas rikuperimit nga lëndimi ka fituar medaljen e artë në “Panamerican Open”, në Peru, që ishte gara e fundit kualifikuese për Paris.
Kuka poashtu njoftoi se Nora ka fituar 100 pikë, duke bërë kështu që të përmirësojë renditjen për Lojërat Olimpike.
Postimi i tij i plotë:
Panamerican Open – Lima Peru
Gara e fundit kualifikuese për Paris.
Nora Gjakova pas një kohe të gjatë dhe rikuperimit nga lëndimi fitoj medaljen e artë!
Fitoj 100 pikë dhe do përmirësoj renditjen për Lojëra Olimpike
Renditja por edhe të garoj edhe një herë që të rikthej rutinën, ishin arsye që udhëtoj në Peru,shënoj dy fitore dhe pa ndonjë problem fitoj medaljen e artë 🏅
Në Peru garoj edhe Dëbora dhe mori medaljen e argjendtë!
Nora tregoj që ka tejkaluar plotësisht sfiden e lëndimit dhe tash do i kthehet me vlug të lartë punës drejt #Paris2024
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.