Në arenën “Todor Proeski” në Shkup skuadra e Sileksit do të pret ekipin e trajnerit shkupjan, Ardian Nuhiu, Dritën nga Gjilani.
Kjo do të jetë përballja e parë që dy skuadra nga Maqedonia dhe Kosova do të luajnë në kualifikime të garave Evropiane.
Nuhiu vlerëson ekipin e Sileksit, ndërsa thotë se ata kanë një përparësi pasi që luajn në fushë të vetë dhe kanë eksperiencë në garat Evropian.
“Kemi një kundërshtar i cili vitin e kaluar ka luajtur futboll të mirë, gjithashtu edhe këtë vit kanë start shumë të mirë. Me trajnerin e Sileksit kemi qenë bashkëlojtar dhe jemi miq, me ardhjen e tij Sileksi ka ndryshuar stilin e lojës dhe po luan futboll të bukur. Kundërshtari jonë ka një përparësi sepse ata janë në rritëm të ndeshjeve por kanë edhe eksperiencën si ekip në garat evropiane. Kemi analizuar kundërshtarin në detajet më të vogla, ata veprojnë si grup por kemi edhe ne qëllimet tona. Kemi futbollistë cilësor dhe kualitative për të bërë një ndeshje të mirë dhe do të bëjmë maksimumin, duke patur parasysh se do të luhet vetëm një ndeshje dhe duhet patur kujdes. Sigurisht do të jetë një përballje e fortë dhe ekipi i cili do të gaboj më pas do të kalon në raundin tjetër”, theksoi për gazetën Koha, trajneri Nuhiu.
Te nënkampioni i Maqedonisë së Veriut, Sileksi, vlerësojnë lart kampionen e Kosovës, Dritën. Trajneri i Sileksit, Goran Simov, ka insistuar se gjasat janë të barabarta, 50 me 50, në ndeshjen kundër Dritës. Simov e vlerëson Dritën ekip me përvojë, agresiv dhe me lojtarë cilësorë në përbërje.
“Natyrisht, dëshira është për të vazhduar tutje në Ligën e Evropës, por nuk do të jetë aspak lehtë, sepse përballë kemi një kundërshtar të fortë. Edhe Drita vjen për të fituar, të dy ekipet kemi përfitime nga kualifikimi. Fituesin e pret një ndeshje në Varshavë kundër Legias dhe, mbi të gjitha, një bonus financiar që do të jetë më se i mirëseardhur. Sipas meje, gjasat janë 50 me 50 ashtu siç ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, më parë”, deklaroi Simov.
Ndeshja mes Sileksit dhe Dritës do të zhvillohet të enjten në Shkup, kurse fituesi i saj në raundin e tretë eliminator do të luajë në Varshavë të Polonisë kundër skuadrës së Legias.