×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk dua ta shoh Ronaldon më kurrë”, flet tifozi 14 vjeçar që Ronaldo i theu telefonin

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 21:23

    Pas humbjes që e pësoi skuadra e tij nga Evertoni, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të pa zakonshëm për të, përcjell Reporteri.net. 

    Ylli portugez hodhi përtokë dhe shkatërroi telefonin e një fansi të ri që po e filmonte, e që fëmija 14 vjeçar rastisti të jetë autik.

    Kështu, Jacob Harding e konsideronte atë një idhull deri të shtunën pasdite kur ylli portuget kishte dalur shumë i nervozuar nga stadiumi dhe kishte bërë gjestin, për të cilin është kritikuar nga shumë analistë sportiv në botë.

    “Ronaldo sulmoi djalin tim, Jacob. Ai është autik dhe vuan nga dispraksia dhe tani është i zemëruar dhe i mërzitur. Ai qante, nuk dëshiron të kthehet në stadium kurrë më”, ka thënë nëna e tifozit të Evertonit.

    Nënna e Jacob shpjegoi se Jacob nuk ishte në gjendje të flinte natën e së shtunës, se telefoni i ishte prishur dhe se kishte dhimbje brenda gishtit të madh, si dhe mavijosje të dukshme në dorë. Djali vuan nga dispraksia dhe autizmi dhe për këtë arsye ka disa probleme, si mbajtja e stilolapsit në dorë ose mbyllja e butonave dhe zinxhirëve.

    “Kërkimi ose më saktë mungesa e justifikimeve ishte ajo që më zemëroi edhe më shumë”, deklaroi Sara. “Çfarë vrazhdësie, po u thua të gjithëve që kërkove falje dhe jo.” OK, e shpërndave në rrjetet sociale. por… duhet t’i kërkosh falje djalit tim. Ronaldo kishte disa orë për të menduar për këtë. Ai duhet të ishte përpjekur të na kontaktonte privatisht dhe vetëm atëherë të lëshonte diçka duke thënë se kishte folur me ne. Do të isha e lumtur”.

    “Me autizmin e tij, ai e ka të vështirë t’i përpunojë gjërat. E përpunoi në mënyrën e tij, nuk e mendonte kurre qe idhulli i tij te vepronte ashtu. Ishte një tronditje, ne të dy nuk fjetëm të shtunën mbrëma. Ne duhej të shkonim në park të dielën dhe ai tha: “Unë nuk bëj dua ta bej sot mama!”.

    Sa i përket ftesës së Ronaldos për të shkuar në Old Trafford në shenjë paqeje, Sarah tha se Jacob nuk dëshiron të dijë asgjë më shumë për portugezin: “E pyeta: ‘A do të doje të shkosh? Ronaldo tha se mund të shkojmë në United’ Me tha: “Jo, mami, nuk do të doja ta shihja më kurrë”

    Vlen të përmendet se policia e Merseyside ka kontaktuar tashmë me nënën e Jacobit, ku thuhet se kjo nuk mund të mbaroj vetëm me një postim në instagram nga sulmuesi 37 vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!