×
  • Sport
  • Sport

    Nuk e ndihmuat në fushë, ju lutem ndihmone tani vendin tuaj në këto kohë të vështira

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 16:13

    E gjithë bota po vuan nga virusi i frikshëm COVID 19, derisa aktivitete sportive janë ndalur të gjitha


    Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë dy futbollistët me origjinë nga Kosova, që luajnë në klube të mëdha si Liverpooli dhe Arsenali, ku përfitojnë shuma të mëdha parash, raporton Reporteri.net

    Shumë yje nga bota e futbollit kanë filluar të dhurojnë donacione të shumta në drejtim të spitaleve dhe vendeve të tyre të lindjes.

    Po ndalim te dy më të mëdhenjtë e futbollit:

    Lionel Messi ka dhuruar 1 milion euro për shkak të Koronavirusit ku do të ndihmohet spitali i Barcelonës si dhe një spital nga vendlindja e yllit argjentinas, Rosario, transmeton Reporteri.net

    Cristiano Ronaldo gjithashtu ka dhuruar 1 milion euro për Portugalinë që të mund ta luftojë këtë epidemi, e cila ka tronditur botën.

    Shaqiri dhe Xhaka gëzojnë respekt të madh te shqiptarët, ani pse që të dy luajnë për Zvicrën. Golat e tyre kundër Serbisë në Kupën e Botës do të mbahen mend përjetësisht nga shqiptarët.

    Festa e tyre me shqiponjë u kushtoi atyre me një dënim prej 25 mijë dollarësh nga FIFA.

    Shqiptarët nga e gjithë bota e edhe nga Kosova që është vendi më i varfër në Evropë u mobilizuan dhe brenda për më pak se 24 ore mblodhën 25 mijë dollarë për t’ia paguar dënimin Xhakës e Shaqirit, madje kontribuan edhe për Lichsteinerin. Nuk dihet nëse këto para i ka pranuar Federata e Futbollit të Zvicrës, por mjafton që shqiptarët ishin të gatshëm që t’ia paguajnë dënimin atyre edhe pse për Xhakën e Shaqirin 10 mijë franga nuk janë ndoshta asgjë, pasi përfitojnë nga 100 mijë funte në javë.

    Dhe ndoshta tani është koha që ata sado pak ta tregojnë veten dhe ta ndihmojnë Kosovën. Nuk e ndihmuan në fushë, vendosën që të luanin për Zvicrën. Në rregull, u gjykuan pak në fillim, por përsëri shqiptarët u krenuan dhe vazhdojnë të krenohen me sukseset e tyre, shkruan Reporteri.net

    Në Kosovë deri tani janë prekur 63 persona me Koronavirus, madje prej këtij numri ka shumë persona nga vendlindja e Xherdan Shaqirit, Gjilani, si dhe Prishtina e Granit Xhakës.

    Nuk presim dhe as nuk kërkojmë që të dhurojnë miliona euro siç bënë Messi dhe Ronaldo për vendet e tyre, pasi e dimë se ata përfitojnë shumë herë më shumë.

    Por, një shumë që për juve do të ishte ndoshta e vogël dhe qe do të mund t’i ndihmonte bashkëvendasit e juaj në këto kohë të vështira që po përjetojnë me pandeminë e frikshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!