×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Nuk është Muriqi, barra tani te Atdhe Nuhiu: Është ndeshja e jetës për neve, do japim maksimumin

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 17:36

    Kombëtarja e Kosovës nesër do të zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut në play-offin e Ligës së Kombeve


    Atdhe Nuhiu është optimist para kësaj ndeshje dhe ka premtuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta japin maksimumin për të marr rezultat pozitiv, shkruan Reporteri.net

    Në mungesë të Vedat Muriqit tani barra kryesore në fazën e sulmit do të jetë te Nuhiu.

    “Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo veç për neve si Kombëtare, por për gjithë shtetin e Kosovës,” ka thënë Nuhiu në konferencën për shtyp.

    “E dimë cka do të thotë kjo ndeshje, e kemi pritur që një kohë të gjatë dhe e dimë vlerën e kësaj ndeshje. Mezi presim që të luajmë nesër.

    “Besoj që secili e ndjen që na përkrah neve. Është ndeshje e jetës për neve. Premtojmë që kemi me dhënë maksimumin nesër për një rezultat pozitiv,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!