Finalisti i Kupës së Italisë do të mësohet pas ndeshjes së kthimit në ‘Juventus Stadium’
Milani dhe Juventusi kanë barazuar 1-1 në ‘San Siro’ dhe finalisti i Kupës së Italisë do të mësohet pas ndeshjes së kthimit në ‘Juventus Stadium’.
Stefano Piolit bëri një ndeshje shumë të mirë kundër Juventusit të Maurizio Sarrit dhe për dallim nga sfida me Interin, por sërish nuk arriti të ruajë rezultatin duke barazuar në fund 1-1.
Golin për Milanin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë e shënoi Ante Rebic që ngriti në këmbë mijëra tifozë në ‘San Siro’.
Ai realizoi për 1-0 në minutën e 61-të të takimit, derisa Juve barazoi në minutën e 90-të.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që e dërgoi topin në rrjetë nga penalltia e fituar po nga vet ai, duke barazuar gjithçka 1-1.
Tani gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit, derisa Milani do të jetë pa Theo Hernandez që mori karton të kuq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.