×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ka marrëveshje ndërmjet Lewandowskit dhe Barcelonës

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 12:23

    Robert Lewandowski mund të transferohet nga Bayern Munich te Barcelona, në afatin e transferimeve të verës, ​​por ende nuk është arritur marrëveshje mes dy klubeve, përcjell Reporteri.net. 

    Mediumet e televizionet polake, “TVP Sport” dhe “Interia Sport” pretenduan se Lewandowski do të largohej nga Bayerni dhe ishte arritur një marrëveshje me klubin katalanas, teksa thuhej se Lewandowski kishte informuar drejtuesit kryesorë të Bayern Munich për vendimin e tij.

    Megjithatë, “Eurosport” raporton se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes klubit katalanas dhe 33-vjeçarit.

    “Asnjë takim nuk ishte zhvilluar me CEO Oliver Kahn dhe drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic nga ana e Lewandowski”, raporton mediumi gjerman.

    Kontrata e kapitenit polak me Bayernin zgjat deri në qershor të vitit 2023, por Sport1 thotë se ai do të diskutojë mundësinë e një marrëveshjeje të re me skuadrën bavareze fillimisht përpara se të konsiderojë një largimimin.

    Lewandowski është më lart në listën e Barcelonës si një opsion më i lirë sesa Erling Haaland, i cili konsiderohet të jetë shumë i shtrenjtë.

    Por Bayern do ta lejojë Lewandowski të largohet vetëm nëse ata gjejnë një zëvendësues adekuat. Nëse ka një ngërç dhe polaku nuk rinovon apo gjen një lëvizje, atëherë ai do të shkojë në vitin e fundit të kontratës së tij duke u larguar nga Bavaria vitin e ardhshëm.

    Lewandowski ka vazhduar formën e tij të bujshme të golave ​​këtë sezon pasi ka shënuar 46 gola në 40 ndeshje në të gjitha garat.

    Forma e tij e jashtëzakonshme e sidomos para portës, ku njihet si gjuajtsi më i mirë ka bërë që sulmuesi polak të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj në 2020 dhe 2021.

    Fokusi i menjëhershëm i sulmuesit tani do të jetë në një ndeshje të dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit të martën, me skuadrën e Julian Nagelsmann që shpreson të përmbysë një humbje 1-0  në ndeshjen e parë në Estadio de le Ceramica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!