×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk kam fjetur fare gjumë”, Rei Manaj flet për penalltinë e humbur ndaj Serbisë

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 10:09

    Sulmuesi Rei Manaj, u gradua kapiten, në duelin ndaj Letonisë, ku Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1.

    Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, futbollisti lushnjar u shpreh:

    “E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Njerëzit mendonin se do të fitonim shumë lehtë. Patëm raste, duhet të synojmë vendin e dytë. Mbas penalltisë nuk ka fjetur fare gjumë. Gjysma e njerëzve disa gjëra nuk i kuptojnë. I pranoj kritikat. Ka lojtarë me eksperiencë në ekip dhe lojtar të rinj. Ne më të vjetërit, duhet ta marrim situatën në dorë. Mbase jemi të ngarkuar. Në shtator t’i futemi fortë dhe të synojmë vendin e dytë, sepse është një shans i artë për të shkuar në Botëror.”

    “Shiriti? Ndeshjen e parë me Kombëtaren e kam luajtur në 2015, kam gati 10 vite. Folëm me stafin dhe më të gjithë, nuk është se më futi nën presion shiriti”, u shpreh Manaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!