×
  • Sport
  • Sport

    Nuk kanë fund telashet për Zidanen, Marcelo me gafën e vitit ndaj Tottenhamit – Kane shënon

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 18:33

    Tottenham Hotspur ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Real Madridit me golin e Harry Kane.


    Ishte Marcelo ai që ia jepi një dhuratë sulmuesit të Tottenham Hotspur i cili nuk e pati të vështirë të shënonte, shkruan Reporteri.net

    Braziliani po përpiqej ta shpëtonte një top nga vija anësore por topi i kthyer përfundoi në këmbët e sulmuesit anglez i cili shënoi me lehtësi.

    Ky ishte goli që shënoi Kane:

    Skuadra e Real Madridit assesi nuk po e gjen formën në këto ndeshje përgatitore për sezonin e ri.

    Kujtojmë që ditë më parë, Atletico Madridi e demoloi 7 me 3 në një ndeshje tjetër miqësore./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!