×
  • Sport
  • Sport

    Nuk mjafton loja e bukur, Tirana mposhtet nga Zvezda dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 21:52

    Tirana është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Crvena Zvezda në kuadër të rrethit të dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve


    Kampionia e Shqipërisë tregoi një lojë mjaft të mirë me raste të shumta shënimi, por serbët shfrytëzuan mirë një rast që iu mjaftoi për ta shënuar golin e fitores, shkruan Reporteri.net

    Tomane në minutën e 62-të shënoi me kokë për t’ia dhuruar Zvezdës fitoren në këtë përballje.

    Tirana u mundua ta barazonte rezultatin, por pa sukses me Kobinën që kishte rastin më të mirë, goditja e të cilit përfundoi mbi portë.

    Kështu, tani Tirana eliminohet nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve dhe do të luajë në kualifikueset e Europa Ligës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!