Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Moldavinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombëve për këtë edicion
Kombëtarja jonë luajti shumë ku dominoi tërë ndeshjen, por në fund takimi i mbyll baras 1-1, shkruan Reporteri.net
Moldavët kaluan të parët në epërsi me anë të Nicolaescu në minutën e 20-të.
Pas këtij goli Kosova filloi trysninë në mbrojtjen e moldavëve, por që nuk arriti të shënonte deri në minutën e 71-të.
Pas një aksioni të bukur nga Kosova ishte Valon Berisha që dha një pasim te Kololli, i cili barazoi rezultatin në 1-1.
Edhe pasi barazuan rezultatin djelmoshat e Bernard Challandes u munduan ta gjenin golin e fitores, por pa sukses.
Hadërgjonaj, Zeneli e Rashani nuk arritën që të shënonin në portën e Moldavisë.
Kështu Kosova e nisi edicionin e Ligës së Kombeve duke fituar 1 pikë në përballjen kundër Moldavisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.